BESA: Ridefinimi është rruga e Maqedonisë drejt Evropës

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe anëtari e Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi, kanë realizuar një takim me Ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstand.

Në këtë takim është biseduar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend sidomos për pikat strategjike që mund ta nxjerrin vendin nga kjo krizë institucionale dhe politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Më këtë rast Lëvizja BESA shprehu qëndrimet e saja përkitazi me zhvillimet e fundit dhe kombinatorikat qeveritare.

Për Lëvizjen BESA platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së euro – integrimeve. BESA ka bërë të ditur se është e gatshme ta jap kontributin e saj në këtë drejtim dhe të bëhen reformat e nevojshme që burojnë nga raporti i Pribes. Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme