BESA Zhelinë – BDI-së: Mashtruat, keqpërdoret, përfituat në kurriz të popullit shqiptar, por fundi i juaj është afër

Kryetari i i BDI-së Ali Ahmeti ka paralajmëruar se do të vizitojë komunën e Zhelinës. Takimi thuhet se do të mbahet në restorantin e kryetarit të Komunës së Zhelinës, i cili është bë sinonim i luksit dhe i keqpërdorimeve.

Duke e pasur parasysh këtë dhe duke e pasur parasysh se në këtë komunë thuajse asgjë nuk realizuar nga premtimet e zgjedhjeve të fundit Parlamentare 2014, Lëvizja BESA në Komunën e Zhelinës, publikisht i drejtohemi kësaj partie, kryetarit të komunës dhe kryetarit të partisë: Pse nuk gjeni guximin të shkoni në shkollën fillore Rametulla Ameti” në fsh.Llërcë në të cilën fëmijët mësojnë në mungesë të ngrohjes, ndërsa shkolla nuk i plotëson as kushtet elementare për mbarëvajtje të procesit edukativo – arsimor. Pse nuk gjeni guxim të shkoni tek vendi ku u vendosë gurë-themeli i kanalizimit dhe të kërkojë falje para qytetarëve të cilët i ngarkoi me taksa, përkundër premtimit se ata nuk do të paguanin “asnjë denar”! Në vend se takimet t’i mbani në “Restorantin e luksit” ku gjejnë strehë vetëm zhvatësit e pushtetit, pse nuk gjeni guxim ta vizitoni fshatin Leshnicë e Poshtme dhe të shihni barakën-shkollë, kushtet e mjerueshme në të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë?  Apo, në vend se t’i vizitoni këto shkolla dhe gjendjen e mjerueshme në të cilat vijojnë procesion mësimor nxënësit shqiptar, ju parapëlqeni ta pyetni drejtorin e shkollës fillore “Pashko Vasa” në Grupçin lidhur me angazhimet e tij në Shtabin Zgjedhorë komunal?

z.Ahmeti, pse nuk gjeni guximin të shkoni në fshatin Strimnicë dhe të kaloni në rrugën që e kanë shtruar vetë banorët e këtij fshati? Pse nuk shkoni në fshatin Merovë dhe të shihni se mbi 500 banorë të këtij fshati detyrohen që të udhëtojnë dhjetë kilometra vetëm për shërbimet primare shëndetësore? Bëhet fjalë për të njëjtin fshat që ju dhe partia e juaj keni dhënë premtime të shumta, por nuk keni përmbushur asgjë!

Ka edhe shumë gjëra për t’u thënë, por ky popull e ka kuptuar tashmë se nuk mund të pritet asgjë nga ata që kanë vesh vetëm për urdhrat që i jep Nikolla Gruevski. Andaj, së shpejti ju dhe partia e juaj do të jeni vetëm një e kaluar e hidhur që mashtruat, keqpërdoret dhe përfituat në kurriz të popullit shqiptar. Ju me dështimet e juaja tashmë i keni thënë të gjitha. Përgjigjen meritore nga Komuna e Zhelinës do ta merrni më 11 dhjetor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme