Bilall Kasami përkrahet fuqishëm në Zvicër nga diaspora shqiptare (FOTO)

Kandidimi i kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami për komunën e Tetovës ka prishur të gjitha kalkulimet e deritanishme të Bashkimit Demokratik për Integrim të cilët deri në momentin e fundit hezituan të shpallin kandidaturën e kryetares aktuale, Teuta Arifi.

I shoqëruar nga ekspertë të fushave të ndryshme, Kasami është pritur ngrohtësisht nga tetovarët që jetojnë në Zvicër të cilët kanë vlerësuar lartë kontributin e tij në politikbërje duke vendosur standarde të reja, fillimisht pasi që refuzoi të hyjë në qeveri pa kushte, ndërsa tani edhe duke shembur mitin se liderët janë të paprekshëm, autoritarë dhe nuk duhet të sfidohen në gara politike. Kasami po ashtu është i vetmi politikan shqiptar që pas kandidimit dorëzoi edhe postin e deputetit.

Gjatë qëndrimit të tij në Cyrih të Zvicrës ai ka shpalosur programin e Lëvizjes BESA dhe ka prezantuar projektet ku mërgata tetovare do të ketë hapësirën dhe rolin e saj të rëndësishëm në zhvillimin e komunës së Tetovës.

Kasami ishte i shoqëruar edhe nga eksperti Husein Reka, i cili është edhe bartës liste në Tetovë ndërsa ka prezantuar parametrat ekonomik të komunës së Tetovës/Sakte.net




më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme