Binak Gjergjaj u gjet i varur në banjo, në dhomë me të ishin edhe tre persona tjerë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë detaje për  rastin e vetëvrasjes së Binak Gjergjajt në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë detaje për  rastin e vetëvrasjes së Binak Gjergjajt në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Gjergjaj që kërkohej nga SHBA-të lidhur me akuzat për vrasjen e gruas së tij, është gjetur i vdekur në banjon e dhomës ku isht duke qëndruar.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, në Qendrën  Paraburgimit në  Pejë, sot në mëngjes gjatë hapjes së dhomave dhe numërimit të të burgosurve, në banjon e njërës nga dhomat është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri me inicialet B. GJ, në dhomë bashkë me të ishin edhe tre persona të tjerë”, kanë thënë nga SHKK.

I paraburgosuri ishte në mbajtje nga data 14.06.2019 dhe ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.

Gjergjaj akuzohej për vrasjen e gruas së tij më 2001 në SHBA. I njëjti ishte arrestuar në qershor të këtij viti në Kosovë. 


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme