Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vitomiricë, ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se një i dyshuar mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë e ka mashtruar djalin e tij viktimën e moshës së mitur dhe nga i njëjti i ka marrë një biçikletë për 20 euro.
Në njoftim të Policisë thuhet se njësiti policor ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.