Blinin online kartëmonedha false dhe i hidhnin në qarkullim, pranga 5 adoleshentëve në Tiranë

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga 5 adoleshentë, pasi blinin kartëmonedha të falsifikuara në rrjetet sociale dhe i hidhnin në qarkullim duke i përdorur nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në qytetin e Tiranës.


“Në kuadër të operacionit të koduar “Money Scam”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:  – E. P., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç, L. K., 17 vjeç, Xh. Ç., 17 vjeç dhe A. H., 16 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme