Çudira nga Elbasani/ Pasi ndahet dy muaj pas dasmës, i riu i kthen kameramanit kasetën: Më jep lekët se gruaja iku!

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur së fundmi në një fshat të qytetit të Elbasanit, ku një i ri duke mos mundur të kthejë mbrapsht bashkëshorten, ka vendosur që të paktën të rekuperojë një pjesë të shpenzimeve të dasmës.


Çifti ishte martuar në nëntor, por nuk zgjati shumë dhe ata ndahen në janar. Pas ndarjes, i dhëndri ka menduar se ku mund të rikthejë një pjesë të parave. Shpenzimet e ushqimit nuk i rikthente dot kështu që mendoi që të rimerrte mbrapsht paratë që i kishte dhënë kameramanit që kishte filmuar dasmën dhe kishte bërë setin e fotografive.

Sipas Abcnews.al, dhëndri nga një fshat pranë Elbasanit është paraqitur në studion e dasmave me kasetën në dorë duke I thënë se kishte ardhur t’ia kthente. Në këmbim, ai kërkonte kthimin e parave pasi sipas tij martesa kishte dështuar.

Përballë kësaj kërkese të pazakontë, kameramani nuk ka ditur se çfarë përgjigje t’i japë në fillim, por sigurisht që paratë nuk mund t’ia kthente mbrapsht, pasi puna ishte bërë dhe nuk mbante përgjegjësi për raportet e çiftit me njeri-tjetrin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme