BMW prezanton modelin e ri të Serisë 5 [FOTO]

Sakte.net  /  E enjte, 13 Tetor 2016  –  11:35

Një ndër seritë më të suksesshme të BMW, dje kishte premierën botërore të prezantimit të modelit më të ri të gjeneratës së gjashtë kësaj serie.

 

Gjenerata e gjashtë e Serisë 5 Sedan vjen më sportive, elegante dhe një stil të veçantë të cilin do ta sjell me fillimin e shitjeve në muajin Shkurt 2017, transmeton Express. Dinamika është përmirësuar dukshëm si dhe tani BMW Seria 5 vjen më një sistem të ri operativ i cili mundëson lidhje në një shkallë që nuk është parë deri me sot.

Në krahasim me paraardhësin t tij, ky model peshon 100 kg më pak. Shasia e re është projektuar me qendër më të ulët graviteti duke ofruar kështu një përvojë më të mirë udhëtimi.

Ky model është një hap më pran veturës autonome me Active Cruise Control si dhe me asistentin e drejtimit, mbajtjes në rrugë dhe atij të shpejtësisë ku tani ky sistem ju asiston me frenimin dhe drejtimin e veturës deri në shpejtësi prej 210 km/h.

Sa i përket performancës, tani kemi dy motor të ri me naftë dhe dy motor të ri me benzinë, pra modelet BMW 530i dhe BMW 540i me benzinë dhe BMW 520d dhe BMW 530d me naftë.

Në vazhdim gjeni variantet e modeleve të cilat do të jenë ta gatshme me fillimin e shitjeve me 11 Shkurt 2017.

BMW 530i/BMW 530i xDrive: Motor me benzinë me katër cilindra, transmision me tetë shpejtësi Steptronic. Fuqia: 185 kW/252 kf. Përshpejtimi (0–100 km/h): 6.2 s. Konsumi, kombinuar: 5.4 l/100 km.

BMW 540i/BMW 540i xDrive: Motor me benzinë me gjashtë cilindra, transmision me tetë shpejtësi Steptronic. Fuqia: 250 kW/340 kf. Përshpejtimi (0–100 km/h): 5.1 s. Konsumi, kombinuar: 6.5 l/100 km.

BMW 520d/BMW 520d xDrive: Motor me naftë me katër cilindra, transmision manual me tetë shpejtësi Steptronic (xDrive: transmision me tetë shpejtësi Steptronic). Fuqia: 140 kW/190 kf. Përshpejtimi (0–100 km/h): 7.7 s/7.6 s. Konsumi, kombinuar: 4.1 l/100 km.

BMW 530d/BMW 530d xDrive: Motor me naftë me gjashtë cilindra, transmision me tetë shpejtësi Steptronic. Fuqia: 195 kW/265 kf. Përshpejtimi (0–100 km/h): 5.7 s. Konsumi, kombinuar: 4.5 l/100 km.

Variantet tjera të cilat do të jenë të gatshme nga Marsi 2017.

BMW 530e iPerformance: Motor me benzinë me katër cilindra plus sistemi elektrik BMW eDrive plug-in hybrid, transmision me tetë shpejtësi Steptronic. Fuqia: 185 kW/252 kf. Përshpejtimi (0–100 km/h): 6.2 s. Rangu me motor elektrik: 45 km. Konsumi, kombinuar: 2.0 l/100 km.

BMW 520d EfficientDynamics Edition: Motor me naftë me katër cilindra, transmision me tetë shpejtësi Steptronic. Fuqia: 140 kW/190 kf. Përshpejtimi (0–100 km/h): 7.5 s. Konsumi, kombinuar: 3.9 l/100 km.

BMW M550i xDrive: Motor me benzinë me tetë cilindra, transmision me tetë shpejtësi Steptronic. Fuqia: 340 kW/462 kf. Përshpejtimi (0–100 km/h): 4.0 s. Konsumi, kombinuar: 8.9 l/100 km.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme