Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
© KOHA.net