Bushati: Maqedonia? Rrugë e gabuar, kurs i gabuar

“Rrugë e gabuar, kurs i gabuar”.

Me këto fjalë e ka komentuar ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati vendimin e presidentit maqedonas Ivanov, kundër platformës së partive shqiptare.

“Shqiptarët e Maqedonisë janë popullësi shtetformuese dhe në këtë kontekst, frika për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të barabartë, më solide, në përputhje me respektimin e vlerave europiane mbi të cilat qëndron Maqedonia si shtet është një rrugë e gabuar dhe një kurs i gabuar”, ka thënë Bushati, shkruan Top Channel.

Nga Athina, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Bushati ka deklaruar se shqiptarët historikisht kanë qenë një faktor shtetformues në Maqedoni.

“Ne kemi qenë të përfshirë në mënyrë principale sa i takon gjithë ecurisë së shtetndërtimit demokratik të Maqedonisë, që nga njohja si shtet i pavarur dhe deri tek mbajtja hapur e çdo kanali komunikimi me faktorin politik, sidomos me faktorin politik shqiptar për të nxitur një kohezion më të madh, që në të vërtetë ka si rezultat një Maqedoni multietnike që orientohet drejt vlerave euro-atlantike”, ka përfunduar Bushati.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme