Çaj rozmarinë kundër rënies së flokut

Rozmarina e 1 mijë virtyteve: një mjet efektiv kundër rënies së flokëve, por edhe një qetësues, anti-inflamator, antiseptik që ndihmon tretjen e ushqimit.

Zbuloni se si mund të përgatisni infuzionin me këtë bimë aromatike, se si mund ta përdorni atë dhe të gjitha përfitimet.

Ky infuzion është i vlefshëm edhe për djemtë dhe për vajzat, si edhe për ata që kanë probleme të trashëguara, gjenetike, apo ndonjë çrregullim hormonal të lehtë, në rastin e vajzave. Infuzioni me rozmarinë është një zgjidhje e lehtë, ekonomike dhe natyrore.

Të gjitha përfitimet e rozmarinës

Rozmarina ka veti terapeutike mbresëlënëse dhe të dobishme. Është analgjezike, antioksidante, antiseptike dhe antibakteriale, shumë e dobishme për të ftohtit, kollën dhe temperaturën, antidepresant; anti-inflamator, funksionon edhe në lëndimet e muskujve, qetësues, duke vepruar në dhimbje koke, dhimbjet e dhëmbit, reumatizmës, antiviral, përdoret në rastet e diarresë apo gjakderdhje, ekspektorant, dezinfektues, ndihmon tretjen e ushqimit dhe pastrimin e mëlçisë. Rozmarina forcon kujtesën dhe shërben edhe si aromatirues për dhomën.

Rozmarinë për flokët

Të gjitha këto përfitime shëruese japin rezultate më të mira në flokë. Rozmarina rregullon zbokthin dhe i bën flokët me shkëlqim dhe më të bukur, duke ndihmuar edhe personat që kanë flokë me yndyrë.

Rozmarina gjithashtu vonon daljen e thinjave dhe zvogëlon humbjen e tepërt të flokëve, duke stimuluar rrënjët, duke rritur furnizimin me gjak të lëkurës. Në këtë mënyrë ndihmohet rritja e flokëve.

Si përgatitet maska me çaj rozmarine

Çaji me rozmarinë mund të aplikohet në flokë, duke e lënë atë për 10-15 minuta. Për të përgatitur , hidhni ujë në një enë dhe vendoseni të valojë. Fikni sobën dhe shtoni një lugë çaji gjethe rozmarine për filxhan, mbulojeni me kapak dhe lëreni të qëndrojë për 10-15 minuta.

Filtrojeni çajin dhe pijeni atë të ngrohtë apo ta aplikoni në flokë, pasi të jetë ftohur. Nëse aplikohet në lëkurën e flokëve, ato do të kenë ngjyrë pak më të errët. Ata që kanë flokë të çelur, ose biondë duhet të përgatisin një çaj më pak të koncentruar

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme