Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka reaguar ndaj Shpend Ahmetit, pasi ky i fundit paralajmëroi padi, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facobook, Cakolli ka thënë se krejt Prishtina e dinë që Ahmeti ka mbetur vetëm një “arkatar i kapur” në Komunën e Prishtinës, i cili sa herë nuk dëgjon dhe provon të dalë prej lëvozhgës ku e kanë mbërthyer, vetë mercenarët e Molliqajt e shantazhojnë.
Madje, sipas tij, edhe fotot e Shpend Ahmetit në jahtin e Devollëve kanë dalë prej vetë atyre.
Cakolli ka thënë Ahmetit duke mos pasur asnjë argument që e dëshmon të kundërtën, ai gjithmonë fshihet pas përmendjes së “padive”, duke shpresuar se kështu mund të vazhdojë ta fsheh edhe ndonjë ditë të vërtetën prej publikut.
Gjeni pa ndërhyrje publikimin e sekretarit të degës së PDK-së në Prishtinë:
Shpend Ahmeti është tërësisht i kapur prej bandës kriminale të Dardan Molliqajt. Krejt Prishtina e dinë që mercenarët e Molliqajt i kanë edhe nëpër zyre drejtorët e tij – i kontrollojnë dhe raportojnë te Molliqaj për çdo gjë që ata bëjnë. I vendosur në shërbim të rrjetit kriminal të Vetëvendosjes, duke mos pasur asnjë argument që e dëshmon të kundërtën, Shpend Ahmeti gjithmonë fshihet pas përmendjes së “padive”, duke shpresuar se kështu mund të vazhdojë ta fsheh edhe ndonjë ditë të vërtetën prej publikut. Por, e vërteta është se Ahmeti aty ka mbetur vetëm një “arkatar i kapur”, që sa herë nuk dëgjon dhe provon të dalë prej lëvozhgës ku e kanë mbërthyer, vetë mercenarët e Molliqajt e shantazhojnë (fotot e Shpend Ahmetit në jahtin e Devollëve kanë dalë prej vetë atyre). Edhe këtë e dinë Shpend Ahmeti, ashtu siç e dinë se nuk mund të shkëputet prej tyre, meqë është zhytur deri në fyt në afera korruptive, duke u dhënë tenderë kompanive që Molliqaj dhe njerëzit e tij i thonë t’ua japë.
Pra, Shpend Ahmeti vetëm po mundohet të “notojë” edhe ndonjë ditë, sepse faktikisht edhe vetë është i vetëdijshëm që nuk qeverisë ai me Komunën e Prishtinës. Molliqaj është kryetar edhe i tij!