Çanak: Jam i gatshëm të pranoj që Kosova nuk është në Serbi

Kandidati i ardhshëm presidencial i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak, deklaroi të dielën që Kosova është e pranuar si shtet i pavarur dhe më nuk është në kuadër të Serbisë. Ai ka shtuar që interesat e vendit kërkojnë që “të ballafaqohemi me faktet”.

“Problemet me të cilat po ballafaqohet Serbia janë të mëdha, të shumta dhe kërkojnë nga ne që të marrin përgjegjësi për vendimet të cilat duhet patjetër të marrim. Pranimi faktik i pavarësisë së Kosovës është njëri ndër vendimet e tilla. Në emër të paqes në Ballkan, të së ardhmes evropiane të Serbisë dhe të pajtimit historik të dy popujve, shfaq gatishmërinë time që ta përkrah një vendim të tillë”, ka theksuar Çanak në deklaratën me shkrim.

Lideri i Ligës Socialdemokrate ka shtuar që, për dallim nga disa kandidatë, ai nuk dëshiron të marrë pjesë në politikën e cila miteve u jep përparësi në raport me realitetin dhe e cila u shmanget fakteve, sado që ato të jenë të pakëndshme, shkruan sot Koha Ditore.

“Të pranosh këtë fakt do të thotë të ngarkosh veten me zemërim. Të injorosh do të thotë të vazhdosh me politikën e ndeshjes ballë për ballë me realitetin. Nga politika e kandidatëve presidencialë, nga sistemi i vlerave të tyre, integritetit dhe, përse të mos themi, guximit personal, varet edhe qëndrimi i tyre ndaj Kosovës. Mundemi të fshihemi akoma pas flluskave oportuniste mbi krahinën jugore serbe, mirëpo serioziteti dhe përgjegjësia e pozicionit për të cilin kandidojmë kërkon nga ne t’i ndërpresim të gjitha vetëmashtrimit e mëtejshme”, shtoi Çanak.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme