Cancelo nuk po bën vend as te Bayerni, Barcelona shpreh interesim për portugezin

E ardhmja e Joao Cancelos vazhdon të jetë ende e paqartë.

Portugezi iu bashkua gjiganti gjerman në afatin kalimtar të janarit në formë huazimi nga Manchester City, pasi ai nuk bënte më pjesë në planet e Pep Guardiolas.

Por, Cancelo nuk po ia del të ketë minuta të mjaftueshëm as te Bayerni, pasi Julian Nagelsmann po preferon të luajë me Josip Stanicin në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Dhe, tani Barcelona raportohet se mund të përfitojë nga kjo situatë. Sipas “Sport”, klubi katalunas ka shprehur interesim për ish-mbrojtësin e Juventusit.

Megjithatë, te Barça thuhet se ka disa dyshime fillestare pasi e vlerësojnë si të çuditshme faktin që Man City dhe Bayerni nuk po e duan atë në formacionin bazë.

Sipas mediumit spanjoll, Barcelona dëshiron të mësojë më shumë rreth qëndrimit dhe mentalitetit të Cancelos, para se të fillojë negociatat për një transferimi të mundshëm të tij.

Sipas marrëveshje së huazimit, Bayerni mund ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së 28-vjeçarit pas përfundimit të sezonit.

Në anën tjetër, reprezentuesi portugez me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme