BBC vazhdon emisionin “Match of the Day”, pas shkarkimit të Lineker

Pas shkarkimit të Lineker, BBC vazhdon emisionin “Match of the Day”.

BBC ka larguar puna Gary Lineker, ish-kapitenin e Anglisë nga drejtimi i rubrikës sportive, “Match of the Day” programi më i ndjekur sportiv në Angli.

Ky veprim nga ana e BBC-së ishte shkak i një postimi të Lineker në Twitter, i cili akuzoi politikën e re kundër emigrantëve duke e krahasuar me kohën e Gjermanisë Naziste, shkruan BBC.

Drejtuesit e BBC-së besojnë se ish-kapiteni i Anglisë ka shkelur udhëzimet e paanësisë me kritikat e tij ndaj politikave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për azilin.

Ndërkohë, në mbrojte moderatorit i erdhën ish-legjenda e Arsenalit, Ian Wright dhe ish-legjenda e Newcastle, Alan Shearer të cilët nuk do jenë më pjesë e emisionit si analistë duke e “braktisur” BBC-në.

Megjithatë, emisioni “Match of the Day” do të transmetohet pa ta të shtunën pasdite.

“Nuk ka asnjë fluks të madh refugjatësh. Ne pranojmë shumë më pak refugjatë se vendet e tjera të mëdha evropiane. Kjo është një politikë tepër brutale e qeverisë britanike kundër njerëzve, që nuk ndryshon nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet 30’ta″, shkroi në Twitter moderatori duke denoncuar projektligjin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme