“Cau Vang”, ura që qëndron në duart e Zotit’

“Cau Vang” ose “ura e artë” është bërë sensacion botëror që ka tërhequr vizitorë nga e gjithë bota, afër qytetit Da Nang.

Në lartësinë prej 1.400 metrash, në përqafim të duarve të cilat duken sikur janë aty kaherë, arrihet përshtypje e fuqishme e pranisë së fuqive të mëdha, transmeton Dita.

Vu Viet Anh, themelues i firmës “Ta Landscape Architecture”, e cila e ka meritën për dukjen spektakolare të urës, ka shpjeguar që dizajni është inspiruar me zotat e shenjtë dhe gjigantët.

Duart gjigante duken sikur janë nga guri, në të vërtetë janë bërë nga fibra të xhamit dhe rrjetës me tela të vëna përreth bazës së çeliktë. Janë të dekoruara me myshqe dhe çarje për të arritur dukjen e vjetër disa shekujsh.

Në shtegun e drunjtë është mbjellë bima e quajtur lobeli, e cila e zbukuron edhe më shumë strukturën intriguese.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme