Çdo muaj vdes një person në Shqipëri nga dhuna në familje, këto janë shifrat alarmante

12 gra, vajza dhe nëna denoncojnë ç’do ditë dhunën nga bashkëshortët, të dashurit dhe fëmijët e tyre.

Statistikat e dhimbshme tregojnë se fenomeni në Shqipëri është prezent prej vitesh.

Televizioni Shqiptar ka zbardhur disa prej shifrave zyrtare ku këtë vit rezultojnë 2959 denoncime të dhunës në familje në format e rrahjes, kërcënimeve, dhunës psikologjike dhe seksuale.

Më alarmante rezultojnë shifrat e viktimave. Çdo muaj një person ka humbur jetën nga kjo dhunë. Vetëm gjatë këtij viti janë shënuar 9 vrasje nga dhuna në familje.

Burime pranë Policisë së Shtetit i kanë thënë Televizionit Publik se gjatë periudhës Janar-Gusht janë lëshuar 1563 urdhra mbrojtje, por numri do të ishte edhe më i lartë nëse të dhunuarat nuk do të tërhiqnin denoncimet të detyruara nga mosefikasiteti i zbatimit të tij dhe mentaliteti shoqëror.

Policia i shkon deri në fund denoncimeve, në rastet e nevojshme bën edhe arrestimet e dhunuesve. Mesatarisht dy persona në ditë arrestohen nga policia për dhunën në familje dhe sipas statistikave numri i tyre në periudhën Janar-Gusht është 458.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme