Çfarë u zbulua gjatë kontrollit blic në qelinë e Ergys Agasit? Lala: Pati “fërkim” mes SPAK dhe Policisë së Burgjeve! Prokuroria donte të zbulonte…

Detaje të reja janë zbardhur nga kontrolli blic i ushtruar në ambientet e paraburgimit ku mbahet Ergys Agasi. Gazetarja Klodiana Lala, ka treguar prapaskenat e këtij aksioni, zbulimin e sendeve të paligjshme, si dhe fërkimet institucionale që shoqëruan kontrollin e befasishëm.

Sipas gazetares Lala, pijeve alkoolike të gjetura në ambientet e paraburgimit tashmë u është dhënë drejtim ligjor pranë juridiksionit lokal.

“Pijet alkoolike janë dërguar për kompetencë të Prokurorisë së Elbasanit sepse konsiderohen sende të paligjshme të futura në ambientet e paraburgimit,” sqaroi Lala.

Ajo zbuloi se gjatë kontrollit blic pati një përplasje të nëndheshme mes agjentëve të SPAK-ut dhe Policisë së Burgjeve sa i përket prioriteteve të kontrollit.

“Po të shikosh ky kontroll ishte kontroll blic, një kontroll mjaft interesant. Madje, edhe pse nuk u pranua publikisht, pati edhe një lloj fërkimi mes SPAK-ut dhe Policisë së Burgjeve, sepse Policia e Burgjeve insistonte të shkonte të kontrollohej qelia e Agasit dhe qeli të tjera, se aty ka edhe një sërë personash problematikë të tjerë. Në fakt SPAK insistonte të shkonte tek kuzhina e burgut, tek ambientet e përbashkëta, sepse me sa duket kishte detaje interesante,” tha gazetarja.

Gazetarja theksoi se këto zhvillime pasqyrojnë një luftë më të gjerë interesash dhe klanesh brenda forcës në qeverisje:

“Ergys Agasi më pas përdor format dhe mënyrat e veta për t’u përplasur këto klanet brenda Partisë Socialiste, se janë bërë shumë klane tani që po përplasen me njëri-tjetrin. Kështu që ndaj them që i pashë të dy në mënyrë të barabartë, si zotin Agasi ashtu edhe zonjën Balluku, se ka shumë media të tjera që herë shohin njërën anë e herë anën tjetër. Por do shohim të vërtetën dhe e vërteta vlen shumë mendoj dhe duhet ta thoshim me zë të lartë.”

The post Çfarë u zbulua gjatë kontrollit blic në qelinë e Ergys Agasit? Lala: Pati “fërkim” mes SPAK dhe Policisë së Burgjeve! Prokuroria donte të zbulonte… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme