CIA: Dikur më së shumti kërcënime vinin nga Jugosllavia

Drejtori i CIA Mike Pompeo ka deklaruar se si gjatë historisë, dikur, kërcënime në SHBA më së shumti kishin shkuar nga shtetet nacionale dhe në këtë kontekst ai e ka përmendur Jugosllavinë, ndërsa tani rreziku më i madh vjen nga aktorët jo shtetërorë siç është WikiLeaks, transmeton Koha.net.

“Në librat e historisë do të mësoni se shtetet nacionale kanë qenë kërcënimi më i madh për ne, do të lexoni çfarë ka bërë Amerika kundër kërcënimeve që vinin nga Jugosllavia dhe shtetet tjera nacionale”, citon al jazzera të ketë thënë Pompeo.

Sot, ka sqaruar ai, kërcënimet vijnë në mënyra krejtësisht tjera dhe komuniteti informativ duhet të kuptojë se kërcënimet më të mëdha vijnë nga aktorët jo shtetërorë .

“Edhe kur ato vijnë nga grupet siç janë Hezbollah, Al-Kaida ose dhe ato nga WikiLeaks. Ato nuk kanë flamuj në OKB dhe janë tamam kërcënime për SHBA-në”, ka thënë Pompeo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme