‘Cirku Kombëtar’ e pësoi njëjtë si teatri, hapësira ku jepeshin shfaqje nga artistët sot po boshatiset nga çdo material (VIDEO)

Përmbarimi i hoqi çadrën Cirkut Kombëtar ditën e djeshme pas tënsioneve të vazhdueshme ditet e fundit. Zyra e Përmbarimit, kërkoi uljen e cadres që në muajin korrik dhe lirimin e truallit ndaj pronarit, si dhe vendosi bllokimin e buxhetit të cirkut.

Fax News ka siguruar pamjet e vendit ku po punohet për heqjen totale të cadrës dhe vendi ku zhvilloheshin shfaqjet po pastrohet nga cdo objekt i mundshëm.

Kujtojmë se toka ku ishtë ngritur çadra e Cirkut, rreth 1073 metra katror janë njohur nga gjykata si pronë private një sipërmarrësi që në vitin 2014. Prej asaj kohe çështja nuk ka marrë zgjidhje ndërkohë që artistë e cirkut janë përplasur vazhdimisht me zyrtarët e përmbarimit të cilët kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës.

(E.D/faxweb.al)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme