Operacioni anti-drogë/ Ja kush janë trafikantët e arrestuar (Emrat)

Janë identifikuar 9 trafikantët e arrestuar, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar kanabis në sipërfaqe të gjera toke në zonat malore në Mirditë dhe Pukë. Në pranga kanë rënë Leon Ndrecaj alias Gjin Ndrecaj, Leonard Kola alias Nardi Kola, të dy kokat e grupit të kultivbimit të kanabisit, Zef Lalaj, Ilir Prengaj alias Paulin Gjoni, Ylli Veshi, Gjin Kola alias Edi Kola, Aleks Këdheli, Tanush Lekgegaj dhe Miri Rrapi.

Ky grup i kultivimit të kanabisit u godit nga SPAK pas një hetimi 1-vjeçar, që nxori zbuluar 4 policë, dhe nënkomisarin e policisë së Pukës Kastriot Bicukaj, të cilët lejuan kultivimin e 4 mijë rrënjëve të kanabisit dhe dekonspironin aksionet.

Për 4 efektivët e Pukës, Zamir Mehajn, Alfred Ndojin, Fatmir Alijan e Petrit Florinin është vendosur masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, të akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa Bicukaj është shpallur në kërkim.

Sipas SPAK, 5 efektivët e policisë kanë favorizuar të paktën 4 raste të trafikut të kanabisit. Gjatë hetimeve në 4 raste janë sekuestruar 4000 rrënjë kanabisi dhe rreth 80 kg kanabis.

Në lidhje me këtë operacion, SPAK dha 20 masa sigurie, ku 13 janë për “arrest me burg”, mes tyre edhe nënkomisari i Pukës, Kastriot Bicukaj, 3 janë “arrest shtëpie” dhe 4 “detyrim paraqitje”, por u realizuan vetëm 9 arrestime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme