Çka mendonte Donald Trump për çlirimin e Kosovës më 1999

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte kritikuar ashpër presidentin e mëhershëm Bill Clinton se “shkaktoi rrëmujë të madhe në Ballkan” me gabimin e tij për të bombarduar Jugosllavinë më 1999, shkruan Periskopi.

Duke folur për gazetën serbe Nedeljnik, presidenti republikan kishte premtuar të “forconte marrëdhënien me qeverinë serbe” sapo ta merrte detyrën [intervista ishte dhënë disa muaj para asaj ngjarjeje të tmerrshme].

“Para së gjithash, lermëni t’iu them se ishte një gabim i tmerrshëm që bombarduam serbët që ishin aleatët tanë në të dyja luftërat botërore. Serbët janë njerëz shumë të mirë. Për fat të keq, administrata e Bill Clintonit ishte shumë dëmtuese për serbët, dhe shkaktoi rrëmujë në gjithë Ballkanin. Iu kam kërkuar edhe më përpara serbëve falje për veprimet e ndërmarra sidomos nga Clintonët. Do ta forcoj lidhjen me qeverinë serbe. Kur ta marrë detyrën politika e jashtme do të ndryshojë për të mirë,” ka thënë Trump.

Trumpi në intervistë, përkthen Periskopi, kishte deklaruar edhe se “ShBA-ja do të ketë relacion më të mirë edhe me Rusinë”.

Këshilltari i Trump Jason Miller, e kishte mohuar se Trump kishte kërkuar falje për bombardimin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme