Costacurta i impresionuar nga Rrahmani

Legjenda e Milanit i impresionuar nga Rrahmani, jep fjalë të mëdha për të.

Amir Rrahmani është bërë lider i ri i Napolit falë paraqitjeve impresionuese të sezonit të kaluar, por edhe të atij aktual.

Futbollisti kosovar po shfaq siguri dhe e ka stabilizuar mbrojtjen e ekipit italian, duke bërë që të mos ndihet fare largimi i Kalidou Koulibalyt.

E përfaqësuesi kosovar e ka befasuar tej mase legjendën e Milanit, Alessandro Costacurta, shkruan Gazeta Express.

Ish-qendërmbrojtësi italian thotë se Rrahmani bashkë me Kim po e përbëjnë një mbrojtje për t’ua pasur lakmi.

Napoli prin në Serie A dhe në grupin e tij në Ligën e Kampionëve dhe merita të mëdha ka ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme