Mancinit nuk i ka kaluar dëshprimi i eleminit të Italisë nga Kupa e Botës

Mancini: Do të jetë e vështirë të shikosh Kupën e Botës pa Italinë.

Roberto Mancini nuk dukej shumë i emocionuar për Kupës e Botës “Katar 2022”, duke nënvizuar vështirësinë për të parë turneun nga shtëpia.

Azzurrët nuk arritën të kualifikoheshin në Kupën e Botës pas humbjes së tyre katastrofike në play-off nga Maqedonia e Veriut në fillim të këtij viti, duke i detyruar ata të shikojnë turneun nga larg për herë të dytë radhazi.

Pavarësisht dështimit, Mancini nuk u largua nga posti i tij si trajner i Azzurrëve dhe tani po mbikëqyr një revolucion të skuadrës kombëtare.

Mancini diskutoi dështimin e Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës dhe se si do të ndihet ta shikosh atë nga shtëpia.

“Muaji i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë për italianët, të shikosh Kupën e Botës pa Italinë do të jetë shumë e vështirë. Është veçanërisht e tillë për mua dhe stafin teknik, ndoshta më pak për lojtarët që kanë rifilluar të luajnë dhe e kanë kaluar pjesërisht këtë zhgënjim”, ka thënë fillimisht Mancini.

“Do të ndihem më mirë vetëm kur të përfundojë Kupa e Botës, por e pranoj se do të jetë shumë e vështirë ta shikosh atë në televizion”, përfundoi trajneri italian.

Italia ka nisur rrugën e saj të re dhe ka bërë një hap pozitiv përpara në pushimin e fundit ndërkombëtar, duke mposhtur Anglinë dhe Hungarinë për të siguruar vendin e tyre në Final Four të Ligës së Kombeve.

Dy ndeshjet e ardhshme të Azzurrëve janë miqësoret kundër Shqipërisë më 16 nëntor dhe Austrisë më 20 nëntor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme