Dashi me 4 brirë, çudia e radhës në Elbasan

Elbasani befason sërish. Një dash me katër brirë. Rasti i përket fermerit Hamza Idrizi i cili e ka blerë atë që kur ishte qengj në Memaliaj.

“Unë e bleva të vogël kur ende nuk i ishin rritur brirët”, shprehet fermeri.

Brirët i japin autoritet të padiskutueshëm prijësit të kopesë. Madje rivalët e tufave të tjera e kanë frikë vetëm për këtë fakt. Sepse ai nuk është një krijesë dosido, por një dash me katër brirë, shkruan “infoelbasani”.

Dashi bën një jetë krejt normale mes tufës. Brirët nuk e pengojnë as të ushqehet, as të ndeshet me të tjerët e as të ndërzejë tufën. Përkundrazi ai është i privilegjuar.

Veterineri Nezir Gjoni shprehet se ky është një rast i rrallë, një deformim gjenetik që haset në kafshë, ndonëse rrallë.

“Mendoj se ka ndikim bashkëgjakësia në këtë rast. Por ka edhe raste të tjera kur ndikon ndotja. Ne kemi pasur shumë raste monstruozitetesh apo deformime gjenetike nga ndotja. Por ndërsa bashkëgjakësisë i gjejmë derman, ndotjes nuk kemi çfarë ti bëjmë. Në rastin konkret brirët nuk kanë asnjë ndikim në jetën e kafshës. Ai është krejt normal e madje pronari kujdeset posaçërisht që të mos i ndodhë asgjë. Kryejmë rregullisht vaksinimin dhe është mirë nga gjendja shëndetësore”, thotë Gjoni.

Ky nuk është rasti i parë në Elbasan. Vite më parë në Rrumbullakë të Peqinit lindi viçi me dy koka, pastaj gjeli me katër këmbë e dhjetëra raste të tjera të kësaj natyre. Shumë ia atribuojnë ndotjes së mjedisit. E në fakt ka vite që në Elbasan nuk po dëgjohen më deformime të tilla kjo për shkak se niveli i ndotjes ka rënë ndjeshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme