Dedikimi prekës i bashkëshortit të Hueyda El Saied, presidenti Meta i dërgon mesazh: Do kujtohet si simbol i mirësisë dhe suksesit

Presidenti Ilir Meta i ka lënë një mesazh bashkëshortit të artistes së mirënjohur, Hueyda El Saied, që u nda nga jeta pak ditë më parë, në dedikimin që ai ka bërë në profilin në Instagram të artistes.


Thierry shkruante se trishtimi për të dhe të birin që nuk e kanë më pranë është shumë i madh, ndërsa e falënderonte për dhuratën më të çmuar që i kishte lënë, Gabrielin.

Kreu i shtetit shkruan në komentin e tij se “Hueyda do të kujtohet gjithmonë si simbol i mirësisë dhe suksesit, artiste e jashtëzakonshme, me kurajë, guxim të rrallë dhe sharm të mahnitshëm, e cila me arritjet e saj fitoi simpatinë dhe respektin e të gjithë shqiptarëve, duke u shndërruar në një model të përhershëm frymëzimi dhe referimi për të rinjtë”.

POSTIMI I ILIR METES

Të dashur Gabriel dhe Thierry,
Humbja e parakohshme e Hueydas tuaj të shtrenjtë dhe shumë të dashur për ne, na lëndoi të gjithëve.

E lexova me shumë emocion dedikimin tuaj prekës dhe më lejoni të ndaj me ju dhembjen e madhe, t’ju shpreh ngushëllimet më të ndjera, por edhe solidaritetin për gjithçka shprehni me fjalë zemre.

Hueyda do të kujtohet gjithmonë si simbol i mirësisë dhe suksesit, artiste e jashtëzakonshme, me kurajë, guxim të rrallë dhe sharm të mahnitshëm, e cila me arritjet e saj fitoi simpatinë dhe respektin e të gjithë shqiptarëve, duke u shndërruar në një model të përhershëm frymëzimi dhe referimi për të rinjtë.

Do ta duam dhe do ta respektojmë gjithmonë kujtimin dhe trashëgiminë artistike të saj!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme