“Kam që në gusht që jetoj në Dubai”/ Flet Ramazan Rraja: Të më tregojnë provat që jam i përfshirë në ngjarjen e Lezhës

Një nga tre personat e shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë sfidon Policinë shqiptare nga arratia, duke kërkuar prova për implikimin e tij për ngjarjen e 13 nëntorit në fshatin Zejmen të Lezhës.


Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, thotë se ngjarja është e stisur, ndërsa thekson se ndodhet në Dubai prej muajit gusht të këtij viti.

“Është një ngjarje e stisur nga Policia e Prokuroria. Të më nxjerrin një fakt apo provë dhe jam gati të paraqitem para drejtësisë, të marr dënimin maksimal. Aktualisht ndodhem në Dubai, jetoj këtu prej gushtit të këtij viti. Nuk jam arratisur nga Shqipëria, hyrje-daljet e mia mund të verifikohen lirshëm”, thotë ai për mediat.

Duke u ndalur te ngjarja e ndodhur në një lokal në Zejmen të Lezhës, Rraja thotë se atë natë ka qenë në shtëpi dhe se e dinte që telefoni i tij përgjohej.

“Natën e ngjarjes që flet Policia, për të cilën më ka ngritur akuzë, kam qenë në shtëpinë time, kam video e foto për këtë dhe Prokuroria e Policia e dinë shumë mirë, sepse më kanë thënë telefoni im është në përgjim. E kanë kollaj për ta zgjidhur këtë çështje”, deklaron ai.

Rraja shprehet gjithashtu që xhaxhai i tij deputet të mos bëhet pjesë e diskutimeve për këtë çështje, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me të.

“Sa i takon, xhaxhait tim deputet dua që mos të përmendet emri i tij, nuk kam asnjë lidhje me të, asnjë lloj kontakti. Ai është i zgjedhur i popullit, nuk dua të përfshihet në këtë ngjarje. Është një ngjarje e stisur, nga njerëz që policia e di shumë mirë. Nuk e kam idenë kush janë njerëzit në lokal, nuk kam qenë kurrë në atë fshat të Lezhës. Kam çuar avokatin tim në polici, të më japin qoftë edhe një provë të vetme dhe jam i gatshëm të vij, i hipi avionit menjëherë dhe vij paraqitem para drejtësisë.

Dikush ka akses shumë të fortë te Policia e Lezhës, kundrejt ryshfetit terrorizojnë familjen time. Një e dy më nxjerrin emrin në media. Policia e Prokuroria të bëjnë punën e tyre, të keni një provë e fakt dhe jo gojëdhënat, nga goret e Kurbinit. Nuk kam konflikt me njeri, lëviz i qetë”, tha Rraja për “News 24”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme