Deklarata e fortë e Ministrit turk: Grekët vazhdojnë me veprimet provokuese! Përdorin gjuhë kërcënuese për të arritur disa qëllime

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka bërë të ditur se grekët vazhdojnë të bëjnë veprime provokuese ndaj tyre. Ai është shprehur se këto veprime rrisin tensionin mes dy shteteve mirëpo asnjë kërcënim nuk do të ndikojë në vendin e tyre.

Përkundër qëndrimit tonë konstruktiv, paqësor, për fat të keq fqinjët tanë grekë vazhdojnë veprimet provokuese dhe rrisin tensionin. Ata përdorin gjuhë kërcënuese për të arritur disa qëllime. Sa herë që theksojmë se këto lëvizje janë të pakuptimta, asnjë kërcënim nuk ka ndonjë ndikim në vendin tonë, njerëzit dhe forcat tona të armatosura. Me këto metoda dhe veprime nuk do të arrijnë askund”– tha ai.

Më tej, ministri shtoi se grekët duhet të kuptojnë se nuk mund të arrijnë askund me veprimet e tyre.

 “Me gjithë veprimet tona që ne bëjmë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, fqinjët tanë grekë vazhdojnë të minojnë ligjin ndërkombëtar dhe të kërkojnë gjëra dhe të kenë retorikë jashtë ligjit. Ata duhet të kuptojnë se nuk mund të arrijnë askund. Ne i nxisim ata të veprojnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar”- tha ministri.

(a.b)/dosja.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme