Deklaratë e fortë e Agron Shehajt: Do dalin emra të tjerë nga PS që kanë lidhje me krimin

Një tjetër temë, e cila u diskutua në studion e “Ilva Now” në Euronews Albania ishte çështja e dekriminalizimit dhe pastërtia e figurave në lista e partive politike.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Shehaj tha se falë përpjekjeve të ndërkombëtarëve, sot lista e PS-së ka një numër më të reduktuar të individëve, që kanë lidhje të drejpërdrejtë me krimin e organizuar.

“Faktori ndërkombëtar është munduar ndër vitedhe sigurish fakti se tani një pjesë e listës së PS, se përpara ka qenë më e ndotur nga elementë të lidhur me krimin në mënyrë të drejtpërdrejtë, sigurisht ka një përmirësim, por në fatkeqësisht në Durrës, që Edi Rama kë nevojë për të fituar zgjedhjet kundër vullnetit të votuesve i ka përfshirë këta njerëz”, tha ai.

Krahas emrave, që Basha i përmendi sot për qarkun e Durrësit, ish-deputeti Shehaj tha se në ditët në vijim priten të dalin emra të tjerë nga listat e PS-së, që kanë lidhje me krimin.

“Siç e thashë ka edhe individë të tjerë që janë përfaqësues të krimit të organizuar, që shumë shpejt do dalin. Në lista ka përfaqësues të krimit të organizuar. Nuk do bëhen publike sonte, por që ka lidhje të tjera”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme