VIDEO/ Tifozët e Fejnord e nisin me telashe poshtë banesës së Berishës. Banorët i gjuajnë me ujë e sende, ndërhyn policia!

Telashet e para me tifozët që kanë mbërritur në Shqipëri për finalen e Ligës së Konferencës. Problemet kanë nisur me tifozët e Fejnord.

Këta të fundit kanë pushtuar që prej ditës së djeshme lokalet në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, e ashtuquajtura “Rruga e Salës” për faktin se atje banon ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha.

Tifozët holandeze që në orët e paradites janë mbledhur të shumtë duke ia shtruar me birra pa fund e duke kënduar koret e tyre për ekipin.

Por duket se banorët në pallatin e ish-kryeministrit nuk e kanë pritur mirë zhurmën deri në orët e vona. “Panorama Sport” mëson se nga ballkonet i janë hedhur ujë dhe sende të tjera për t’i bindur që të largohen por pa shumë sukses, siç shihet në videon e mëposhtme.

Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka kontrolluar grupimin e tifozëve për të evituar probleme të mundshme me banorët../panorama/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme