Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie i ka reaguar ashpër deputetit të AAK-së Daut Haradinaj, pasi ky i fundit kërcënoi me luftë nëse Ramush Haradinaj ekstradohet nga Franca për t’u gjykuar në Serbi.
Delawe, deklaratën e deputetit Haradinaj e ka quajtur si kërcënim për spastrim etnik, dhe se një gjuhë e tillë, sipas tij, nuk ka vend në Evropë.
“Në ditën që ne festuam Kushtetutën e Kosovës, një politikan kërcënon me spastrim etik. Kjo është një gjuhë e rrezikshme dhe nuk ka vend në Evropë”, ka shkruar në “Twitter” Delawie.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në RTV Dukagjini, ka kërcënuar edhe me luftë nëse vëllai i tij, Ramushi, ekstradohet nga Franca për në Serbi. Madje, ai thotë se nëse ndërkombëtarët duan një Kosovë pa komunitetin serb, atëherë le ta ekstradojnë atë.