Demarkacioni “misioni i pamundur”i koalicionit PDK-LDK

Sakte.net / e Shtunë 24 Shator 2016 / 12:06

Demarkacioni, mision i pamundur për koalicionin qeverisës PDK-LDK

Drejtuesit e koalicionit qeverisës PDK-LDK, nuk po lënë “gur pa lëvizur” për të gjetur konsensus me subjektet opozitare.

Opozita thotë se konsensusi mund të arrihet vetëm nëse procesi i demarkacionit nis nga zeroja

Koalicioni qeverisës PDK – LDK, i njohur ndryshe si “Koalicioni i elefantëve”, me 85 deputetë nuk po arrin që t’i sigurojë 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi. Burime të “Zërit” kanë bërë të ditur se janë mbi 10 deputetë të koalicionit qeverisës, të cilët po vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë marrëveshje.

Prandaj, sipas këtij burimi, drejtuesit e koalicionit po mundohen të gjejnë një zgjidhje të përbashkët më subjektet opozitare në mënyrë që t’i sigurojnë votat e nevojshme për këtë marrëveshje, e cila konsiderohet kusht për liberalizim vizash./Zeri/