Dërguti: Komuna s’ka të bëjë me largimin e banorëve nga banesat në “Dardani”

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka hedhur poshtë akuzat që deputetët e pozitës kanë drejtuar ndaj komunës së Prishtinës në lidhje me dëbimin e banorëve nga banesat në lagjen “Dardania”.

Dërguti tha se gjykata ka vendosur në favor të Ndërmarrjes Banesore dhe komuna nuk e ka zbatuar atë vendim.

“Unë jam takuar me banorët e banesave iu kam thënë se komuna nuk mund të bëjë asgjë. Këto banesa nuk janë në pronësi të komunës. Komuna e Prishtinës ka obligim të ndihmoj me asistencë sociale për ata që kanë nevojë. Shumica e palëve kanë kërku me i ble banesat, pra ata nuk qenkan raste sociale. Ka uzurpime klasike, qira mbi qira, ka raste të tilla. Uzurpimin nuk duhet ta legalizojmë. Duhet të jemi të barabartë në trajtimin e qytetarëve dhe t’i ndajmë përgjegjësinë. Është adresë e gabuar komuna e Prishtinës”, tha Dërguti.