Detaje të reja nga gjenerata e re e Audi A3

Audi pritet që së shpejti të sjellë një version të ri të modelit A3 për të rivalizuar Serinë 1 të re nga BMW.

A3 është një ndër modelet më të suksesshme të kompanisë, ndërsa në gjeneratën e katërt nuk pritet të ketë ndryshime drastike.

Sikurse te Volkswagen Golf Mk8, A3 i ri do të përdorë platformën e re MQB të VW-së. Ai po ashtu pritet të jetë më i rëndë për shkak të zgjerimit të modelit.

Sa i përket interierit, siç shkruan AutoExpress, modeli i ri A3 do të ketë teknologjinë e ngjashme me modelin A4.

Modeli do të vijë në versionin me tre dhe katër cilindra, ndërsa më vonë pritet të ketë edhe modele hibride.

A3 i ri do të dalë në shitje në pjesën e parë të vitit 2019.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme