17 shkurti i këtij viti shënon vitin jubilar të pavarësisë së Kosovës dhe për këtë qëllim sheshet kryesore të kryeqytetit do të marrin pamje festive më ndryshe nga vitet e kaluara.
Në mëngjesin e të enjtes kanë filluar që sheshet të rregullohen me flamuj dhe logo të dhjet vjetorit.
Gazeta Express, raporton se në sheshet e Prishtinës tashmë janë duke u parë kompanitë kontraktuese të cilat janë zgjedhur ta dekorojnë Prishtinën, me rastin e festës së pavarësisë së Kosovës.
Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur.