Policia ka shoqëruar disa prej tifozëve të skuadrës boshnjake Zrinjski të cilët u përplasën me policinë jashtë stadiumit “Air Albania” menjëherë pasi skuadra e tyre mposhti Tiranën me shifrat 1-0.
Burime të Gazetës Shqiptare bëjnë me dije se ka pasur disa tifozë të lënduar për shkak të shisheve të qelqit që janë përdorur për të goditur efektivët shqiptarë ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë përleshjen e dhunshme.
Mësohet se përplasja ka nisur mes tifozëve boshnjakë dhe forcave të policisë shqiptare.
Tifozë shqiptarë të lënduar nuk ka sepse konflikti nuk ka nisur mes tifozerive, por në dalje tifozët boshnjakë, disa kanë goditur policinë me sende të marra nga lokale, karrige dhe shishe birre.
Numri i tifozëve boshnjakë të shoqëruar janë dhjetëra, si e vetmja formë për të qetësuar situatën.
Në këtë pjesë kjo cilësohet vendngjarje po vendosen shiritat nga policia e shtetit, nuk pritej apo shquhej kjo skuadër për akte vandale, ndërsa në dysheme ka xhama të thyer nga shishet e hedhura ndaj policisë dhe edhe të tjerëve pasi situata ka agravuar.
Tifozët kishin konsumuar në masë alkoli.



