Dinamika e ngjarjes/ Bëri “shoshë” makinën me automatik, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Fier

Vandalizimi i një makine të parkuar është regjistruar këtë të premte në Fier. Policia njofton se një automjet është qëlluar me breshëri automatiku dhe se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një sherri për motive të dobëta.

Burimet zyrtare bëjnë me dije edhe se agresori ka qenë M. C., 30 vjeç, ndërsa qytetari të cilit i është dëmtuar prona është M. S., 64 vjeç.

Pas ngjarjes, autori është shpallur në kërkim, ndërsa shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku po punojmë për zbardhjen e rrethanave të agresionit.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, shpallet në kërkim 30-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:45, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi M. C., 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit M. S., 64 vjeç, (në të cilin nuk ndodheshin persona brenda), i cili ishte i parkuar pranë banesës së autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupe të FNSH Fier janë vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme