“Nuk do doja të kisha një prokuror si ju!”/ ‘Peripecitë’ e prokurorit Arjan Ndoja, nga atentati te filtrat e Vetting-ut

Detaje të reja janë mësuar nga seanca dëgjimore publike para KPK e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, i cili po përballet me procesin e vetingut. Në fjalën e tij, përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs ka deklaruar se nuk do të kishte dashur një prokuror si Arjan Ndoj.

Përfaqësuesi i ONM ka ngritur dyshimet e tij me pyetjen përse Ndoj u rikthye si prokuror në vitin 2008, pasi në deklaratën e tij, “thonit se fitonit 250 mijë euro në vit si avokat”.

“Meqenëse kam te drejtën të ndaj opinionin tim me ju, kur përgatitesha për seancën po mendoja nëse do doja të kisha një prokuror si ju. Po ta them qartë: Jo ! Kur ju u rikthyet në 2008 mbasi ishit pezulluar për disa vite kam kontrolluar deklaratën tuaj dhe ju në atë kohë deklaronit se fitonit 250 mijë euro në vit si avokat.

Nuk e di se sa gjyqtarë nga 2005 deri në 2007 fitonin po aq sa ju? Shumë gjyqtarë do të kishin qenë të lumtur nëse do fitonin sa ju. Unë pyes pse ky individ do dojë të jetë prokuror kur krahasuar me pagën e prokurorit që fitonte 1 të dhjetën që ju fitonit si avokat?

Ju thoni që u bëtë prokuror sepse donit t’i shërbenit vendit dhe doni të kapni kriminelë. E di nga ky proces , por ju nuk jeni një prej tyre. Arsyeja e dytë ju lëvizni nën shoqërinë e personave te gabuar dhe kjo nuk do të thotë që ka lidhje me hetimet tuaja, por sidomos në Shqipëri këta persona që nuk janë dënuar, kjo është një përgjigje në një kontekst shqiptar”, theksoi Jacobs.

Për t’i dhënë përgjigje përfaqësuesit të ONM, prokurori Ndoj tha se titullin e magjistratit ai e ka fituar me mund. Për dyshimet mbi pasurinë e tij, Ndoj tha se “është e ligjshme”.

“Unë kam deklaruar 150 mijë euro”

“Do bëj sqarim unë kam deklaruar 150 mijë euro të ardhura në vit si avokat dhe jo sa thatë ju. Titullin e magjistratit e kam fituar me shumë mund dhe djersë dhe u riktheva në punë pasi humbisja titullin për të cilin kisha luftuar gjithë jetën. Unë nuk u përkas revolucionarëve, por fakti që kam të ardhura të ligjshme është zgjidhja ime që u bëra prokuror.

Ky koment që bëni ju sepse unë i plotësoj kushtet ligjore dokumentare për prokuror. Ndjej keqardhje kur thoni 60% e prokuroreve nuk i përmbushin kushtet. S’kam asnjë kompleks inferioriteti të përballem me Theo Jacobs në nivel ekspertize, përvec moshës.

Mendoj se po te kishim punuar bashkë do kishe patur perceptim tjetër dhe ndryshe dhe jo kaq sipërfaqësor. Shkoni pyesni njerëzit se njerëzit na njohin.

Fakti se ky sistem s’ka dënuar ca nuk është argument që përdoret ne kete panel. Po them dhe diçka tjetër, në asnjë vend të botës nuk gjykohen gjyqtarët dhe prokurorët per vendimet e tyre, por per shkaqet dhe parimet. Kjo që thoni ju jane biseda kafesh” – u shpreh prokurori Ndoj.

KLP kërkon hetim disiplinor ndaj prokurorit Ndoja

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i kishte kërkoi ish-kryeprokurores, kryeprokurore në atë kohë, Arta Marku të nisë hetim disiplinor ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, për afrinë e tij me persona me precedentë penalë dhe deklaratat për zotërimin e një zyre konsulence ligjore, raportonte BIRN më 6 nëntor të vitit 2019.

Ndoja u përshi në një atentat në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, ku mbeti i plagosur ai vetë, shoferi Andi Maloku si dhe një person tjetër i identifikuar si Aleksandër Laho- emri i vërtetë i të cilit është Landi Muharremi i dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar.

KLP është sphrehur se kjo “është një ngjarje e rëndë në radhët e magjistratëve si dhe të sistemit të drejtësisë në vend”.

“Nisur nga të dhëna paraprake si dhe nga një prononcim dhëne për median A2 Neës nga prokurori Ndoja, bëhet me dije fakti që prokurori drejton prej kohësh një studio ligjore ku ofron konsulencë ligjore për çështje të ndryshme. Ky fakt, nëse do të rezultonte i vërtetë, do të përbënte shkelje disiplinore të parashikuara në nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhej në kërkesën që kreu i asaj kohe i KLP, Genti Ibrahimi i dërgon Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Dy shkeljet e mundshme të përmendura prej Ibrahimit përfshinin “shoqërimi me persona që janë nën ndjekje penale” apo marrëdhëniet e biznesit me ta dhe pasjen e veprimtarive qoftë të ligjshme, por që bien në kundërshtim me statusin e magjistratit.

KLP kërkoi “nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoja, duke gjykuar nëse janë konsumuar apo jo prej tij shkeljet disiplinore të parashikuara nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

KLP po ashtu i ishte referuar dispozitave tranzitorë të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të cilat ngarkojnë Prokurorin e Përgjithshëm me detyrën qe të hetojë të gjitha pretendimet për shkeljet disiplinore në rradhët e prokurorëve për sa kohë nuk është krijuar Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, theksonte BIRN në vitin 2019.

Ndoja “shënjestrohet” nga kryeministri Edi Rama edhe ish-zv.kryeministri Erion Braçe

Edi Rama: Erion Braçe më bën zbor, kur bëhet fjalë për… - Zjarr.tv

Prokurori Arjan Ndoja u shënjestrua në fillim të tetorit të vitit 2019 nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe se po i shërbente krimit të organizuar me urdhër-arrestin e lëshuar ndaj drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.

KLP mbajti pas kësaj një qëndrim që kërkonte edhe mbrojtjen e magjistratëve nga sulmet politike edhe hetimin e akuzave. Ndërkohë më herët, Ndoja është hetuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, por akuzat ndaj tij u rrëzuan nga Prokuroria.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja

Rreth 2 vjet e gjysmë kanë kaluar që nga koha kur ndaj prokurorit Arjan Ndoja u krye një tentativë ekzekutimi, si pasojë e së cilës humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku. Ndoja arriti të shpëtonte, pavarësisht plagosjes.

Atentati ndaj Ndojës u bë më 1 nëntor 2019, rreth orës 16:30 të ditës së premte, te mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, në atë kohë shofer i prokurorit.

Makinës ‘Benz’ me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, iu bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet, duke i lënë të tre të plagosur.

Pas breshërisë së plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private.

Shoqërimi i Ndojës me persona me precedentë penalë

Landi Muharremi, i njohur si i “forti i Sukthit”, ndodhej me Arjan Ndojën në çastin e atentatit.  Ai është person me precedentë penalë, i dyshuar si i përfshirë në 2016-ën në rrahjen e biznesmenit libanez i cili do të investonte përmes ndërtimit të një kompleksi në Gjirin e Lalzit, tokë mbi të cilën Muharremi pretendonte pronësinë.

Dosjet në makinën e Ndojës

Ndoja kishte me vete, në makinë një sërë dosjesh që fillimisht dyshohej se kishin të bënin me çështjen e pronave në Gjirin e Lalzit Grupi hetimor ka nxjerrë nga makina e prokurorit Arjan Ndoj një numër të lartë dosjesh. Nisur dhe nga pistat kryesore të ngritura nga grupi hetimor, dyshohej se këto dosje kishin të bënin me çështjen e pronave në Gjirin e Lalzit.

Kjo ishte dhe pista kryesore e ngritur nga grupi hetimor për atentatin ndaj prokurorit, ndërsa një tjetër version që u hetua ishte që përmbajtja e këtyre dokumenteve lidhej me ato të grabitura në prokurorinë e Durrësit në maj të vitit të shkuar.

Edhe ato materiale të cilat humbën pa gjurmë rezultonin se mungoin në dosjet që Prokuroria e Durrësit po hetonte në lidhje me abuzimet për pronat në bregdet.

Arrestohet Redjan Rraja për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Për atentatin ndaj prokurorit Ndoj dhe dy personave që e shoqëronin, Policia e Shtetit ka arrestuar që pak kohë pas ngjarjes Redjan Rrajën, i afërm i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Ndalimi i tij u bë pas provave të sekuestruara dhe nga dyshimet e arsyeshme si një nga autorët e mundshëm të plagosjes me armë të prokurorit dhe dy shtetasve të tjerë.

Arrestimi i tij erdhi pas kontrolleve të ushtruara në banesat e Krujës të Durrësit dhe të Tiranës, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Redjan Rraja tentoi të largohej nga Shqipëria në një prej pikave kufitare të qytetit të Shkodrës. Policia bëri me dije më herët se u lejua kontrolli i banesave të 11 shtetasve me banim në Krujë dhe të katër shtetasve me banim në Tiranë dhe në Lushnjë.

“Autorët kanë patur në shënjestër të tre personat që udhëtonin në automjet”

“Autorët kanë patur në shënjestër të tre personat që udhëtonin në automjet, për faktin se cilësitë e Arjan Ndoj si prokuror ishin të njohura”, thuhet në dosjen hetimore të SPAK.

Në dosjen hetimore theksohej se qëllimi i eliminimit fizik të 3 personave të sipërpërmendur, vërtetohej nga përgatitja e autorëve për ngjarjen ku secili prej tyre mësohet të ketë studiuar lëvizjet e të dëmtuarve, si dhe nga fakti që ata qëlluan në drejtim të automjetit të prokurorit me armë zjarri shumë të fuqishme, si automatik model 56, mesa duket organizimi i këtij plani mafioz ka qenë i mirëmenduar.

“Intensiteti i sulmit tregon qartë se autorët nuk kanë qenë përzgjedhës në shënjestrën e tyre, por kanë patur objekt automjetin, ku ndodhej prokurori dhe dy personat e tjerë”, thuhet në dosje.

Në dosjen hetimore të SPAK rezultonte edhe se ish-dentisti ishte në rolin e ekzekutorit, ndërsa Arjol Halilaj ndihmës, për faktin se siguroi automjetin që u përdor dhe largoi nga vendi i krimit atentatorët.

Gjithashtu në dosje theksohet se, ekzekutori Rraja gjithmonë ka mohuar lidhjen me krimin, megjithatë një palë syze të gjetura në makinën e braktisur në Shkafanë si dhe një kampion ADN që u përftua në një kapuç ishin dy nga provat kryesore të cilin e nxorën zbuluar personin në fjalë.

Prokuroria ka deklaruar edhe se Rraja gënjente edhe lidhur me lëvizjet që ka bërë ditën e ngjarjes, pasi ai pati thënë se ka shkuar në Durrës të kolaudonte makinën, ndërkohë që veprimet i kreu Arjol Halilaj. Ish-dentisti deklaron gjithashtu se drejt Tiranës u rikthye rreth orës 17.00 të datës 1 nëntor, por në fakt nga pamjet filmike rezulton se automjetin e tij e drejtonte një person tjetër.

Vrasja e të riut nga policia/ Zbardhen të tjera detaje, çfarë u gjet në vendngjarje | CNA.AL

“Do t’iua pres fytin!”- Dëshmitarë për përfshirje e Redjan Rrajës në krim ishin 3 të mitur

Justifikimet e vazhdueshme të Rrajës për mospërfshirje në këtë ngjarje janë rrëzuar më herët edhe nga familjarët e tij.  Bashkëshortja ka dëshmuar se për rreth një muaj nuk ishte takuar me të, pasi Redjani i kishte thënë që ndodhej jashtë vendit, ndërsa e merrte në telefon dhe pyeste vazhdimisht me fëmijën.

“Nga kjo del qartë se Redjan Rraja në përpjekje për ndërtimin e një alibie ka përgatitur familjarët e tij se do të ikte jashtë shteti”, thekson prokuroria.

Ndërkohë, një tjetër provë e fortë ndaj tij pritet ishin edhe dëshmitë e tre vëllezërve të mitur, të cilët panë atentatorët teksa braktisën makinën në pronën e familjes së tyre. Kështu, njëri prej të miturve pati thënë se personat ishin të maskuar dhe mbanin armë.

Ndërsa në sediljen e pasme kishin lënë automatikët. Djali tregoi se teksa largoheshin, tyre iu afrua një automjet tjetër dhe njëri nga personat që ndodhej në të i kërcënoi duke iu thënë “pse se përfunduat punën, do tju pres fytin”./GSh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme