Distria në kërkim të medaljes së katërt të artë në Grand Slam

Distria Krasniqi në kërkim të medaljes së katërt të artë në Grand Slam.

Xhudistja pejane Distria Krasniqi, kampione aktuale Olimpike, ka kaluar në finalen e madhe të garës prestigjioze Paris Grand Slam në sportin e xhudos.

Ajo po garon në kategorinë -52kg dhe në finale do t’i matë forcat me xhudisten hungareze Reka Pupp.

Nëse 27 vjeçarja Krasniqi shpallet kampione, do të jetë hera e katërt në karrierë që fiton të artën në një garë Grand Slam.

Për herë të parë ajo pikërisht në Paris ishte shpallur kampione, ishte viti 2020, ku të njëjtin vit kapi të artën edhe në Hungari. Më pas vitin e kaluar, në qershor 2022, e fitoi edhe Grand Sllemin e Tbilisit.

Sa i përket medaljeve të bronzta në këtë nivel, Krasniqi ka të fituara 3 medalje, Abu Dhabi dhe dy në Paris, kurse të bronzta në Baku dhe dy në Paris.

Finalja e madhe e këtij Grand Sllemi të Parisit, fillon sot, këtë të shtunë nga ora 17.00 dhe transmetohet direkt në platformën Artmotion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme