“Dita e Forcës” e gjen FSK-në të gatshme për t’u transformuar në Ushtri – mungon vetëm vendimi politik

Shumë nga këta vizitorë për herë të parë kanë parë ushtrinë dhe mjetet ushtarake.

Pavarësisht të ftohtit dhe borës, qindra fëmijë të shkollave e kopshteve të Prishtinës, kanë parë nga afër stërvitjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton KTV.

Kreu Politik i Forcës, Rrustem Berisha, ka inspektuar të gjitha njësitë, me ç’rast ka ripërsëritur se FSK-ja është e gatshme për transformim në ushtri, por po presin kushte më të volitshme që kjo të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Kjo, sipas Berishës, do ta bënte më të lehtë anëtarësimin e Forcës në NATO.

Ministri tha se paqartësia e krijuar rreth së ardhmes së Forcës nuk i ka ndaluar ata në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve ushtarake.

Ish-komandanti i FSK-së, tash zëvendësministër i Forcës, Agim Çeku, ka folur për simbolikën e Ditës së Forcës, e cila lidhet me betejën e parë të UÇK-së, mes datave 25-27 nëntor të 97-ës dhe daljen e parë publike të UÇK-së me 28 nëntor të po atij viti.

Kësaj radhe, në Ditën e Forcës, presidenti nuk mori pjesë, ndërsa kryeministri ka udhëtuar drejt Shqipërisë për mbledhjen e dy qeverive.

Sidoqoftë, FSK-ja kaloi edhe një ditë simbolike me status të paqartë dhe në pritje për t’u avancuar në ushtri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme