Djali i Ethem Çekut arrestohet për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë Ard Çekun pasi në veturën e tij raportohet të jetë gjetur një armë pa leje.

Arrestimi i tij është bërë në Prishtinë.

Ard Çeku është djali i Ethem Çekut, dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

Kallxo.com ka mësuar nga Policia se Ard Çeku, i lindur në vitin 1997, është ndaluar mbrëmë nga Policia përderisa ishte në veturën e tij tipit ‘Audi’. Gjatë një kontrolli, në veturë është gjetur një armë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Ethem Çeku, babai i të arrestuarit.

“Po, është e vërtetë, kjo ka ndodhë. Arma nuk është e djalit por e një shokut të tij nga Peja. Djali ka dhënë deklaratë në polici”, tha Çeku për Kallxo.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme