Dje ishte superoperacioni i SPAK/ Sot Arebn Kraja jep shpjegime para Komisionit të Ligjeve: Kemi filluar trajnimet e prokurorëve

Një ditë pas operacionit të bujshëm kundër tetë grupeve të rrezikshme kriminale në vend, kreu i SPAK, Arben Kraja ndodhet këtë të premte në një seancë dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) gjatë vitit 2021 në Komisionin e Ligjeve.

“Ne kemi ngritur një laborator të ekspertimeve digjitale me fondet e konfiskuara nga aktiviteti kriminal. Kemi aplikuar, kemi marrë fondin, janë blerë pajisjet. Kemi marrë tre nga ekspertët më të mirë që janë në vend e është bërë eficient në fund të vitit 2021.

Janë trajnuar prokurorët e hetuesit e BKH. Për periudhën e fundit kanë kryer 118 akte ekspertimi”, tha Kraja./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme