Pse RMV po e mban “peng” Shqipërinë për integrimin në BE? Michels i shmanget përgjigjes: Do takohemi në qershor e ta diskutojmë

Gjatë konferencë së sotme për shtyp, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michels u pyet edhe për pengesën që Bullgaria ka vendosur për Maqedoninë e Veriut. Ai u përpo të përgjigjej por ka treguar hapin e radhës që do të realizojë në muajin qershor.

Pse vazhdon të mbahet peng Shqipëria nga RMV?

Michel: Thashë që në fillim dhe po e ritheksoj se objektivimi që kam është ti japim energji të reja integrimit në BE, të zgjidhen mosmarrëveshjet dhe 27 vendet anetarë të marrin një vendim të përbashkët. Do të takohemi në qershor e ta diskutojmë, mund të mbështeteni te unë e shumë miq të Shqipërisë.

Është skajshmërisht që ne të kemi platformë politikë, në nivel ministrash duhet të trajtoni këto sfida, ne nuk duhet të shtyjmë këtë gjë por të japim shtysë bashkërendimit të punës. Para ca muajsh ishim me kryeministrin në Suedi dhe e bëjmë shpesh këtë gjë, shkëmbejmë ide.

Një ide që është shumë pranë këtij koncepti, e anëtarëve të asociuar, është një qasje e përafërt në mënyrë që të njihemi më mirë me njëri tjetrin.

Të jemi shumë konkretë dhe operacionalë, unë e ritheksova mbështetjen time personale të plotë që të kalojmë bashkë këto sfida./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme