(DOKUMENT) Ndodh edhe kjo! Ministri Taravari e paguan si këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë vetveten!

Neurologu Arben Taravari do ta këshillojë Ministrin e Shëndetësisë Arben Taraëari. Neurologia, Merita Ismaili veprojnë në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, do të këshillojë Ministrin në fushën e neurologjisë. Sipas një dokumenti të publikuar nga NOVA shihet se Sekretari i Shtetit i Shëndetësisë Vladimir Miloshev do të këshillojë Ministrin në fushën e kirurgjisë maksilofaciale. Këta janë nëpunës të lartë civilë në Ministrinë e Shëndetësisë të cilët, si Këshilltarë Kombëtar, padyshim do ta këshillojnë veten.

Ata janë pjesë e listës së 21 këshilltarëve të zgjedhur nga ministri Taravari dhe dokumenti është nënshkruar nga kreu i kabinetit Besnik Hamiti dhe sekretari i shtetit Vladimir Miloshev i cili edhe vetë është në listën e këshilltarëve.

Secili prej tyre do të marrë 12,000 denarë në muaj (200 euro) ose një total prej rreth 55,000 euro në vit nga buxhet. Vendimi për emërimin e Këshilltarëve Kombëtar në Ministrinë e Shëndetësisë u bë më 27 korrik, kur Ministri Taravari nuk kishte njoftuar se do të largohej nga posti ministror pasi që do të kandidonte për kryetar komune. Megjithatë, edhe nëse bëhet kryetar i komunës së Gostivarit, Taravari prej tani ka ka siguruar postin si këshillëdhënës në Ministrinë e Shëndetësië, njofton portali Sakte.net
Por jo vetëm për punonjësit e kabinetit të Taravarit, qarqet mjekësore tashmë po komentojnë disa nga emrat e këshilltarëve të tjerë të këtij grupi, të cilët janë anëtarë të komisioneve të ndryshme dhe bordeve të drejtimit ku ata marrin tarifa të mëdha.

Këta Këshilltarë Kombëtar janë përgjegjës për monitorimin e zbatimit të planeve të veprimit në institucione dhe dorëzimin e raportit tek Ministri i Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë shpjegon se Këshilltarët Kombëtar janë përzgjedhur sipas përvojës dhe ekspertizës së tyre të përhershme vendore dhe ndërkombëtare. Ata nuk komentojnë mbi konfliktin e interesave të këshilltarëve të zgjedhur, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme