Është zyrtarizuar përçarja e degës së LR PDSH-së në Kumanovë. Kryetarët e katër nëndegëve të kësaj partie kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme duke numëruar edhe shkaqet për këtë vendim. Në dokumentin e nënshkruar bashkë, ata sqarojnë se pakënaqësia është për shkak të mosrespektimit të nëndegëve, kryetarëve të nëndegëve dhe vullnetit të anëtarësisë.
Bëhet fjalë për dorëheqje të kryetarëve të nëndegëve në Lagjen e Trimave, në Lagjen Dardania, në fshatin Çerkez dhe në degën Skenderbeu.