Dortmundi pranon ofertën e parë rekorde për Bellingham

Real Madridi thuhet se ka bërë lëvizjen e tyre të parë për Jude Bellingham me një ofertë transferimi prej 140 milionë eurosh.

Lojtari 19-vjeçar është një nga talentët më të kërkuar në futbollin botëror pas paraqitjeve të tij në Kampionatin Botëror dhe te Borussia Dortmund.

Real Madridi nuk është skuadra e vetme e interesuara për shërbimet e anglezit, pasi Chelsea, Liverpool, Manchester United dhe Manchester City, i duan po ashtu ato.

Sport 1 raporton se Real Madridi ka dorëzuar ofertën e tyre të parë te Dortmundi për asin me vlerë rreth 140 milionë euro në një përpjekje për të mposhtur rivalët e tyre.

Klubi spanjoll kishte refuzuar fillimisht ta paguajë atë shumë, por duke parë interesimin e madh nga top klubet e Evropës, ata janë detyruar ta ofrojnë atë shumë.

Në verën e këtij viti pritet që të përcaktohet e ardhmja e Bellingham, ndërsa lojtari thuhet se e preferon kalimin në Santiago Bernabeu para skuadrave të tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme