Ramos shpreson që PSG-ja t’i ofrojë kontratë të re

Edhe pse është gati 37 vjeç dhe në skadim të kontratës, Sergio Ramos është i vendosur për ta vazhduar aventurën e tij në Francë.

Qendërmbrojtësi spanjoll, në fakt, është duke e pritur një ofertë nga Paris Saint-Germaini për ta vazhduar bashkëpunimin me klubin francez edhe për një vit.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Ish-futbollisti i Real Madridit mendon se e meriton besimin e klubit duke i pasur parasysh paraqitjet fantastike që po i shfaq në këtë sezon, ndërsa në atë të kaluarin ishte jashtë formës solide dhe u përball me lëndime të njëpasnjëshme.

Për çdo rast, nëse nuk arrin ndonjë ofertë nga PSG-ja, ish-përfaqësuesi spanjoll mund të rikthehet në La Liga ose të transferohet në Arabinë Saudite apo në ligën amerikane – MLS.

Ramos ka qenë njëri prej mbrojtësve më të mirë në Evropë në 15 vjetët e fundit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme