Drejtoria e Kadastrit njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Prishtinës

Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, ka njoftuar qytetarët se sistemi për printimin e certifikatave të pronës SIKTK, si dhe sistemi për printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale/ Cadastral Map” nuk është duke punuar.

SIKTK është Sistemi i Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë ndërsa Harta Kadastrale është sistem në të cilin regjistrohet baza e të dhënave grafike për tokat në Kosovë, e të cilat menaxhohen nga Agjencioni Kadastral i Kosovës, transmeton Indeksonline.

Drejtoria e Kadastrit e ka njoftuar Agjencionin Kadastral të Kosovës për problemin dhe jemi në pritje të rregullimit të këtij problemi nga ana e Agjencionit Kadastral.

Luten qytetarët që për informata shtesë të kontaktojnë Agjencionin Kadastral të Kosovës, thuhet në komunikatën për media./

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme