Koncerti për 110-vjetorin e Pavarësisë, Dua Lipa elektrizon Tiranën.
Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka elektrizuar Tiranën mbrëmjen e sotme.
Ajo po mban një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.
Koncerti ka nisur me Elvana Gjatën dhe këngën ‘Kuqezi’, ndërsa qindra qytetarë kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të ndjekur spektaklin në këtë mbrëmje.