Dy arsye që mund ta çojnë Kosovën në zgjedhje

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka përmendur dy arsyet të cilat sipas tij mund të çojnë në zgjedhje të parakohshme.

“Zgjedhje mund të ketë për dy arsye”, tha Paçarizi në Zonën e Debatit në Klan Kosova.

Arsyeja e parë sipas Paçarizit është nëse nuk kalon demarkacioni pas kërkesave absurde dhe kushteve dhe të papranueshme të vendosura nga Lista Serbe.

“Janë kushte të papranueshme. Pranimi i këtyre kushteve e rrënon qeverinë”.

“Mospranimi këtyre kushteve pamundëson arritjen e votave për demarkacionin, përpos nëse ka lëvizje dramatike nga grupi i Vetëvendosjes”.

Megjithatë, ai tha nuk po mundet ta parashikojë skenën politike në rast të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

“Nëse mbahen zgjedhjet nuk di ta parashikoj se cila do të jetë skena politike”.

“Partitë politike e kanë të vështirë për shkak të kalkulimeve që i bëjnë gabueshëm në fillim, për koalicione”.

Ai tha se tanimë nuk ka vija të kuqe, dhe se partitë politike do ta lënë veten të lirë për të kalkuluar pas zgjedhjeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme